Skip to main content

Posts

LIVE: Kosova 0-1 Greqia, Dardanët kërkojnë barazimin në pjesën e dytë

  Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 ne Ligën C të Ligës së Kombeve. Greqia është kundërshtari i Dardanëve, të cilët hynë në këtë sfidës pas fitores komode në udhëtim te Qipro me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës. Edhe Helenët e fituan takimin e parë duke e mposhtur si mysafir Irlandën e Veriut me rezultat 1-0. Kosova dhe Greqia janë takuar dy herë në të kaluarën në Ligën e Kombeve, njëra sfidë ka përfunduar baras, kurse tjetrën e kanë fituar skuadra mysafire. Këto skuadra kanë luajtur edhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe në të dyja përballjet kanë luajtur baras me rezultat identik (1-1).
Recent posts

Nadal mbretëron për herë të 14-të në ‘Roland Garros’, mposht Ruud në finale për titullin e 22-të në histori

  Rafael Nadal ka fituar ndaj Casper Ruud me rezultat 3-0 në sete (6-3, 6-3, 6-0) në finalen e ‘French Open 2022’ apo e njohur ndryshe si ‘Roland Garros’. Tenisti spanjoll ka treguar edhe një herë që është mbret i terreneve me dhe duke triumfuar në French Open 2022. Nadal arriti të triumfoj pa shumë vështirësi ndaj kundërshtarit të tij norvegjez Ruud, të cilin e mposhti 3-0 me sete.

Richarlison dhe Vinicius Jr përleshen mes vete në stërvitje, u desh intervenimi i bashkëlojtarëve për t’i ndarë

  Bashkëlojtarët te Kombëtarja e Brazilit, Richarlison dhe Vinicius Junior u kacafyten mes vete duke shkaktuar një grindje të ashpër, e cila përfundoi vetëm pas ndërhyrjes së bashkëlojtarëve. Dyshja sulmuese pothuajse u përplasën edhe fizikisht gjatë të shtunës në një seance stërvitore përpara miqësores së Selacaos me Japoninë të hënën. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin, në të cilin u panë teksa grinden ylli i Evertonit, Richarlison dhe ai i Real Madridit, Viniciur Jr.

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se është në bisedime me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, teksa ka gati edhe strategjinë e transferimit të tij në Camp Nou.

  Barcelona po detyrohet të bëhet shpikëse me biznesin e tyre të transferimeve në mënyrë që të përpiqet të rindërtojë ekipin e tyre në të njëjtën kohë me zbutjen e krizës financiare në klub. Një nga strategjitë për ta bërë këtë është kërkimi i marrëveshjeve me lojtarë të lirë dhe ata me kontratën e tyre që janë afër skadimit.

Super sfida e katërt zhvillohet në Mitrovicë

  Të enjten nga ora 20:30 do të zhvillohet finalja e katërt e “Play-off”it ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Theranda po udhëheq në serinë finale 2-1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do të fitojë titullin e kampionit. Në dy takimet e para fitoi Ylli, me shifrat 63:62 dhe 46:60 në Mitrovicë, kurse ndeshjen e fundit në Therandë, e fituan ‘Xehetarët’ me rezultat 55:58. Dy nga tri takimet sollën dramë deri në sekondat e fundit, duke arsyetuar epitetin e finales, ndërsa përballje e ‘zjarrtë’ pritet edhe nesër në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku interesimi është i jashtëzakonshëm për finalet.

Kosova vazhdon me përgatitjet për ndeshjet e qershorit

  Futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas pushimit të djeshëm iu kanë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Qipros, që zhvillohet më 2 qershor në Larnaca. Përveç stërvitjeve të zakonshme, në ditën e sotme përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur të zhvillojë edhe një ndeshje testuese, duke i ndarë lojtarët në dy ekipe. Për këtë ndeshje u ftuan edhe katër lojtarët e Kombëtares U21, Leard Sadriu, Valon Zumberi, Ilir Krasniqi dhe Qendrim Zyba.